Bëmë seks… Funksionoi!

Artisti anglez ishte kaq i emocionuar kur pa ekon e parë të bebes sa shpërtheu në lot. Ish pjesëtari i Take That ka dashur t’a ndajë këtë gëzim me fansat e tij nëpërmjet një mesazhi në faqen zyrtare. “Hej miq. Deri tani e kam mbajtur sekret por unë dhe Ayda do të bëhemi prindër këtë vit!!! Kemi bërë seks! Funksionon!”. Çifti është bashkë që prej 2006-ës dhe u martuan në 2010-ën në një dasmë përrallash në shtëpinë e këngëtarit në Los Angelos. Por Robbie nuk është i vetmi që do të bëhet baba. Edhe partneret e Mark Owen e Gary Barlow janë në pritje të bebeve. Për Gary-n është fëmija i katërt ndërsa për Mark i treti.

Advertisement