Ky është rikthimi i tij në muzikë pas eksperiencës kinematografike si protagonist në filmin e fundit të Pupi Avati-t. Ky singëll do të jetë pjesë e albumit me materiale të papublikuara më parë nga artisti, i parashikuar të publikohet në fund të muajit maj. Në këtë periudhë artisti është afruar shumë me botën e kolonave zanore, përmendim “Tante belle cose” me regji të Alessandro D'Alatri, dhe “I padroni di casa” i Edoardo Gabbriellini me Gianni Morandi, Elio Germano, Valerio Mastrandrea.