“E kam shkruar dy vite më parë kur po shkruaja dhe regjistroja TEENAGE DREAM, por kënga nuk ishte e përshtatshme për albumin. Të gjithë më thonë se duket sikur e kam shkruar tani, madje disa nga bashkëpunëtorët e mi më thanë se duhej të deklaroja që e kisha shkruar para 2 javësh”,- ka thënë këngëtarja. Katy vërtetë mund t’a ketë shkruar këtë këngë dy vite më parë, por duket tmerrësisht aktuale dhe e personalizuar… Mos ndoshta ka pasur në plan që të divorcohej që pa u lidhur ende me Russell Brand ☺ .