20 milion ndjekës

Këngëtarja e “Born This Way” e cila e quan veten “mbretëreshë” e Twitter, pasi kaloi rivalen e saj Britney Spears arriti një tjetër shifër marramendëse në fundjavë. Spears tashmë ndodhet poshtë saj me 13,5 milionë ndjekës ndërsa pas saj renditet Justin Bieber me 18.11 milionë fansa, Katy Perry me 15.75 milionë, Shakira me 14,56 milionë dhe Rihanna me 14,49 milionë. Lady Gaga e hapi llogarinë e saj në Twitter në mars 2008 dhe shumë shpejt pati shumë ndjekës, por ndërsa Twitter i Britney-t kontrollohet nga menaxheri i saj, në rastin e Lady Gaga ajo është e vetmja që poston mesazhe në llogarinë e saj. Ajo e përdor Twitter-in për të zbuluar detaje dhe për të ndarë fotot origjinale me fansat e saj, që ajo i quan “përbindësha të vegjël”.

Advertisement