Pete Doherty ndërron drejtim

Ai ka reklamuar punimet e tij të cilat i ka realizuar me gjakun e tij. “ON Blood: A portrait Of The Artist” ka punime të artistit që i ka kijuar për albumin e tij solistik të 2009-ës “Grace/Wastelands”, së bashku me disa të tjera që i ka realizuar që asokohe. Doherty njihet më shumë për arrestimet e shpeshta të lidhura me drogërat, apo me historinë e tij me super modelen Kate Moss. Artisti ka shpeguar se e ka zhvilluar teknikën e tij “spërkatje arteriale” duke hedhur gjak me shiringë në kanavas. Pikturat përfshijnë gjithashtu elementë kolazhi, plus tekste dhe poezi të shkruara nga vetë rockeri.

Advertisement