Chris Brown – Turn Up The Music

TURN UP THE MUSIC është singëlli më i ri i albumit të tij të ardhshëm FORTUNE. Brown ka premtuar se ky album do të ketë edhe ritme dubstep. TURN UP THE MUSIC është një këngë me ritme house që të rrëmben dhe ju bën që t’a digjni pistën e kërcimit. Chris këndon: “Turn up the music cause the sun just came up / Turn up the music if they try to turn us down / Turn up the music cause I’m trying to hear the speakers blow / Turn up the music, fill your cup and drink it down,” e më pas vijon me refrenin “If you’re sexy and you know it put your hands up in the air”, një tekst që të fton të “hallakatesh” në plot kuptimin e fjalës. TURN UP THE MUSIC nuk është se ka ndonjë tekst filozofik e muzika nuk është tërësisht origjinale, por duke qenë se kënga është krijuar për të çmendur njerëzit nëpër clube dhe është një formulë alla David Guetta & LMFAO, patjetër që funksionon. Albumi FORTUNE do të publikohet gjatë këtij viti, ndoshta edhe në Mars. Mjafton që të shtypni butonin play dhe të shijoni këngën e videon e TURN UP THE MUSIC.

 

Advertisement