Thyen qafën

Këngëtari amerikan ka pësuar frakturë të rëndë në qafë gjatë provave për turneun e tij të shumëpritur "Future History Tour" e si rrjedhojë duhet të qëndrojë në pushim absolut. Derulo ka rrezikuar madje paralizën, por gjithsesi i ka qetësuar fansat duke postuar një foto me qafore në Twitter. Në një intervistë për PEOPLE artisti ka thënë se po e përballon pak nga pak këtë situatë. “Ky incident më hapi sytë dhe më bëri të kuptoj se sa me fat që jam. Qafa ka një dhimbje të tmerrshme. Këtë periudhë kam shumë kohë të lirë, ndaj jam duke bërë një album të ri. Nuk e di ende se si do t’a quaj, por sigurisht që do të jetë shumë i frymëzuar. Do t’a shihni se çfarë do të dalë”. Veç të tjerat gjatë këtij prononcimi Jason ka konfirmuar se ka kohë që është i lidhur me Jordin Sparks, e cila po debuton në fushën e kinematografisë me musical-in SPARKLE, përkrah Whitney Houston.

Advertisement