Vic refuzon ribashkimin

Saturday, December 6, 2025

Mediat theksuan se vajzat kanë dëshirë t’i hyjnë kësaj aventure për të performuar në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, por problemi duket se qëndron tek Victoria Beckham e cila nuk ka pranuar të bashkohet me grupin. Grupi ishte shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Mel B po i shtynte vajzat drejt ribashkimit duke bindur pjesën më të madhe të grupit. Geri Halliwell është shprehur e gatshme të rikthehet në skenë edhe pse tashmë është bërë nënë. Mel C është bërë një aktore skenike e suksesshme, por do t’i pëlqente shumë të performonte në stadiumin Olimpik. Të shohim nëse Mel B. do e ketë më shoqe Victorian pas refuzimit të hapur…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -