Insekti me emrin Beyoncè

Bryan Lessard ka vëndosur që t’a quajë Scaptia (Plinthina) Beyoncea një lloj zekthi, zbuluar nga ai në Australi e që deri tani nuk kishte emër. Duke vëzhguar pjesën e abdomit të insektit, entomologjistit i erdhën në mendje disa kostume të arta të veshura nga artistja në disa koncerte. Veç kësaj zekthi në fjalë ka të prapme të bollshme. Insekti është në ngjyrë të zezë dhe në fund të barkut ka një rrumbullakësi të konsiderueshme, mbuluar me qime të arta. Kërkuesi Lessard i Qendrës Australiane për Kërkime Shkencore gjykon se anatomia e kësaj specieje të bën t'a quash me plotë gojën “diva e zekthëve”.

Advertisement