Vetëm pak ditë më parë ajo kish publikuar në Facebook titullin e albumit “M.D.N.A.” dhe reagimi nga ana e shoqatave antidrogë ka qenë i menjëhershëm, pasi ky titull të sjell direkt në mendje M.D.M.A.-në (një lloj droge sintetike). Zëdhënësja e grupit Cannabis Skunk Sense ka deklaruar se një zgjedhje e tillë nga ana e këngëtares është çmenduri. Deri tani nuk ka pasur asnjë koment nga ana e Madonna-s apo stafit të saj, përkundrazi vazhdon të punojë për albumin e ri. Ju rikujtojmë se singëllin e parë zyrtar "Gimme All Your Lovin", artistja do e këndojë më 5 shkurt në Super Bowl. Me zorr po presiiiiimmmm….