Përveç kësaj artistja ka menduar të sjellë diçka të re edhe nga jeta e saj personale. Këtë vit ajo do të fillojë të bashkëjetojë me të dashurin Taylor Kinney. Përsa i përket diskut Znj. Germanotta e ka konfirmuar lajmin gjatë një interviste për INSIDER, duke i bërë kështu zyrtarë zërat që qarkullonin prej kohësh. Veç kësaj producenti i këngëtares Fernando Garibay kish pranuar se po ndihej pak në ankth kur mendonte për krijimin e tyre të ri diskografik: “Qëllimi im është që çdo herë të tejkalojmë veten, të përmirësohemi ne edhe këngët që realizojmë. Këngët e reja janë fantastike, por nuk janë ende gati. Duhet të përpmirësohen akoma më shumë”. Garibay edhe këtë herë është i sigurt se do t’ja dalin mbanë të punojnë paçka impenjimeve të Lady Gaga, duke qenë se edhe disku i fundit është regjistruar në hotele dhe autobuzin e turneut.
Ndërkohë në jetën personale zërat se artistja i ka propozuar të dashurit, aktorit Taylor Kinney që të shkojë të jetojë me të, janë shtuar bindshëm. Ju tashmë e dini se çifti është njohur gjatë xhirimeve të videoklipit të YOU AND I. Sipas disa zërave të konfirmuar nga THE SUN çerdhja e tyre e dashurisë do të jetë mes New York-ut (qyteti i Gaga-s) dhe Pensilvanisë (vendlindja e aktorit). Javët e fundit Gaga ka vizituar një pronë 6 mijë m2 me vlerë rreth 2 milion $ në Bent Creek (Pensilvani). Sigurisht që herë pas here do të dalin informata të tjera në lidhje me gjith ç’u tha në këtë lajm, ndaj nëse jeni kuriozë mos harroni të riktheheni për të n’a vizituar…