Bob Sinclar feat. Sophie Ellis-Bextor – F**k With You

Tingëllon pak çuditshëm teksa dëgjon këngëtaren me zë të akullt të “Murder On The Dancefloor” që thotë “Take me on a trip around the moon/I want to f**k with you” dhe përsërit vazhdimisht fjalën “f**k”. Për të mos folur pastaj për zërin e një mashkulli që këndon “I’mma f**k you then f**k your friend”. Duket se është tepruar pak me tekstin e këngës, megjithatë kënga është e kapshme dhe mund të pëlqehet e të ketë sukses. Mendohet se ky është singëlli kryesor i albumit të ardhshëm të Sinclar me titull DISCO CRASH, i cili do të publikohet këtë muaj (Janar 2012). Për më tepër dëgjojeni vetë këtë singëll.

 

Advertisement