Rihanna jashtë skenës…

Artistja e ka inaguruar sesionin e "Behind The Scenes" në faqen e saj zyrtare dhe videoja më e fundit e publikuar titullohet "Family Values"dhe ka si zë rrëfyes atë të reperit dhe producentit Jay-Z. Në filmime Rihanna shkon të vizitojë familjen e saj në Barbados dhe reflekton mbi raportin me familjarët e saj dhe kujton momente të fëmijërisë kaluar me gjyshen, mamanë dhe vëllain e vogël. “Mund të jesh i zoti në punën që bën, të kesh gjithë miqtë e botës, por nuk ka asgjë si familja. Janë ata që më bënë kjo që jam sot”,- ka thënë artistja. Në video shfaqet Rihanna teksa shfleton albume fotografikë, dëftesa, kopertina dhe copëza gazetash.


 

Advertisement