Fituesja e disa çmimeve Grammy dhe Grammy Latino u shpreh e lumtur që emri i saj është i shkruar tashmë mes shumë emrave të tjerë të famshëm. “Isha vetëm 7 vjeç kur erdha për herë të parë në Los Angeles dhe shëtisja me mamanë time në këtë bulevard. Mbaj mend që ajo më tha se një ditë emri im do të ishte këtu dhe jam shumë e lumtur që parashikimi i saj doli”,- ka thënë Shakira. Këngëtarja e famshme është personi i parë me kombësi kolumbiane që merr një yll në Bulevardin e Famës.