Ylli i popit nga Barbados dhe bashkëshorti i Beyoncè do të këndojnë së bashku në këngën me të njëjtin emër si albumi i ri i artistes TALK THAT TALK. Kënga është prodhur nga Stargate. Rihanna dhe Jay-Z kanë bashkëpunuar për herë të fundit në vitin 2009 për singëllin "Run This Town", pjesë e albumit të rapper-it "The Blueprint 3". Në këtë projekt asokohe bashkëpunoi edhe Kanye West. Sigurisht që nuk mund të harrohet edhe bashkëpunimi i Jay –Z dhe Rihanna-s për singëllin superhit të 2007-ës UMBRELLA, singëll i cili kryesoi klasifikimet në mbarë botën. Përsa i përket bashkëpunimit me Drake këngëtarja ka huajtur zërin në këngën "Take Care", këngë prej së cilës merr dhe titullin albumi i dytë i artistit kanadez, i mundshëm për t’ u blerë duke filluar prej mesit të këtij muaji. Nëse jeni kuriozë t'a dëgjoni këtë këngë, mjafton të klikoni më poshtë.