Kanë shitur miliona kopje në mbarë botën dhe kanë qenë në krye të klasifikimeve të ndryshme. Megjithatë çdo histori e ka një fund. Kështu ka ndodhur dhe me Westlife, të cilët pas katërmbëdhjetë viteve karrierë kanë vendosur të ndahen përfundimisht. Djemtë, të cilët e filluan karrierën e tyre muzikore në vitin 1998 kanë vendosur të bëjnë një koncert për të përshëndetur për herë të fundit fansat e tyre, gjatë muajit mars të vitit 2012. Sipas atyre që shkruajnë tabloidët e ndryshëm thuhet se djemtë janë ndarë në mënyrë shumë paqësore dhe se vazhdojnë të jenë miq të mirë, megjithatë kjo mbetet për t'u parë meqenëse për momentin është vështirë t'i shohësh bashkë duke punuar për turin e tyre të fundit.
Turneu i lamtumirës
Friday, January 16, 2026
Next article
RELATED ARTICLES


