Albumi i ri vetëm R&B

Friday, January 16, 2026

Këngëtari që po merr veten pas ndërhyrjes në bajame, ka anonçuar titullin e albumit dhe ka rrëfyer se ai do te jetë një album R&B, me frymën e atyre paraardhës të viteve 90, ndryshe nga albumi i fundit LOVE LETTER ku ishin përzier edhe notat soul. Duke ju referuar filmit të Brad Pitt, me personazhin që plakej në të kundërt, ai ka thënë: “Jam në mision Benjamin Button, do të kthej kohën pas. Kur bëra albumin LOVE LETTER të gjithë menduan se ai do të ishte drejtimi im që këtej e tutje, por jo. Ai ishte thjesht një moment në kohë. Tani BLACK PANTIES do të jetë një album R&B”. Këto ditë Kelly ka postuar një video ku tregon se është duke e marrë veten dhe i falenderon fansat për mbështetjen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -