Lajmërimi më i bukur për shtatzaninë

Ajo dhe Jay-Z janë të martuar prej 3 vitesh dhe shpesh kish deklaruar se dëshironte të kishte një fëmijë brenda të 30-ave. Dhe në fakt Beyoncè pas pak kohësh mbush 30 vjeç. Që kur çifti u lidh në martesë në vitin 2008, thashethemet për shtatzaninë e artistes nuk kanë reshtur. Gjatë një interviste për CNN këngëtarja kish deklaruar: “Ndihem një femër e vërtetë. Ndihem e përgjegjshme për atë çka jam. Ndihem shumë mirë dhe mendoj se mosha 30 vjeçare është mosha e duhur për të krijuar një familje”. Shumë urime Divaaaaaa…. Me siguri që do të jetë aktive deri në momentet e fundit të shtatzanisë. Ne ju ftojmë të shijoni performancën ku Beyoncè i bëri të ditur të gjithë botës se pret një fëmijë. Shikoni pak dhe babi Jay-Z dhe mikun e tij Kanye West cfarë emocionesh që kanë. 


 

Advertisement