Autopsia e bërë nuk ka dëshmuar për gjurmë substancash shkaktare të vdekjes së saj. Kështu konfirmohet se nuk ka qenë overdoza që i mori jetën këngëtares së talentuar Amy Winehouse. Se cili ka qenë shkaku ende nuk është bërë i ditur, ndaj vdekja e saj vazhdon të mbetet e rrethuar nga misteri. Ndërkohë në MTV Video Music Awards që do të zhvillohen këtë fundjavë nëLos Angelos do të bëhet një homazh në nder të saj ku do të marrë pjesë edhe Tony Bennett me të cilin Amy ka regjistruar edhe duetin e fundit BODY AND SOUL.