Pjesë e tij do të jetë edhe një këngë nga Jovanotti (Lorenzo Cherubini) me titull “Tu Mi Porti Su”. Ky bashkëpunim i shtohet atyre me Eros Ramazzotti ("Inevitabile"), Marina Rei ("Passerà L'Estate") dhe Busbee ("E L'Amore Che Conta Scritto"). “Kam realizuar një ëndërr! Kur Lorenzo shkroi për Irene Grandi-n në 1995-ën, unë gërryeja përbrenda. Me në fund ja dolëm mbanë. Kënga duket e thjeshtë, por të bën të mendosh shumë, teksti është shumë i thellë. Duket e lehtë për t’u kënduar por nuk është aspak e tillë, sepse është shkruar në stilin e tij. Duhet shumë frymë, të cilën Lorenzo e ka, pasi shihet kur performon nëpër koncerte. Ka një energji dhe teknikë fantastike”,- ka thënë Giorgia. Dhe ne në këtë pikë me zorr po presim të dëgjojmë bashkëpunimin e dy gjigandëve të muzikës italiane por dhe albumin e plotë të Giorgia-s.