Përveç titullit janë bërë të ditur edhe emrat e disa artistëve që do të jenë pjesë e eventit. Craig David, Cee-Lo Green, Christina Aguilera, Smokey Robinson, Leona Lewis dhe JLS janë disa nga performuesit e konfirmuar. Lajmin e ka bërë të ditur Chris Hunt, Presidenti i Global Live Events i cili ka shtuar se lista do të zgjatet ende me artistë të tjerë pjesëmarrës. Eventi ka dhe aprovimin e mamasë Katherine, vëllezërve dhe motrave të Mbretit të Popit. Koncerti madhështor do të transmetohet në kinematë e disa vendeve dhe nëpër rrjetet televizive me pagesë. Të ardhurat nga eventi do të shkojnë për disa organizata bamirësie. Kjo iniciativë organizohet në nder të Michael pikërisht në datën që shënon dhe 40 vjetorin e karrierës së tij.