Singëlli i shumëpritur do të publikohet shumë shpejt ndaj këtë fundjavë artistja ka publikuar koverin për monstrat e saj të dashur në Twitter. Artistja ka ringjallur alter egon e saj mashkullore Jo Calderone për shërbimin fotografik. Anën mashkullore e kemi hasur edhe një vit më parë kur këngëtarja pozoi për VOGUE HOMMES JAPAN. Tani Jo Calderone duket se ka zënë goxha vend në vëmendjen e të gjithëve, madje thuhet se Gaga mund të performojë si Calderone në eventin e ardhshëm MTV Video Music Awards. Artistja ka zbuluar gjithashtu se videoja që do të shoqërojë singëllin e saj më të fundit YOU & I do të jetë cicërima e saj e 1000-të. Ajo veç të tjerash shkroi në Twitter: “Në dashuri nuk do t’a gjeni kurrë atë që kërkoni, po nuk deshët më parë vetveten”. Ja dhe dy versioni të Jo Calderone që artistja ka zbuluar për fansat.



