Pas tragjedisë vjen suksesi!

Friday, January 16, 2026

Ka ndodhur me Michael Jackson në kohën e tij dhe tani (për fat të keq) vazhdon me Amy Winehouse. Suksesi erdhi menjëherë, në orët e para pasi lajmi për vdekjen e saj u bë publik. Shitjet kapën majat dhe i lanë të gjithë me gojë hapur. Në listat dixhitale në Britani të dielën në mëngjes, “Back to Black” kishte kaluar dhe Adele me albumin e saj “21”. Dhe adhuruesit e vendeve të tjera i janë përgjigjur ngjarjes tragjike në një mënyrë të ngjashme. Në web-chartin amerikan “Back to Black” është aktualisht në vendin e parë, gjithashtu dhe në listën e këngëve më të download-uara qëndron në vend të parë, të paktën në Angli, Amerikë, Kanada, Francë ndërsa në Australi ndodhet në vendin e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -