“Ringjall” të vëllanë

Janet, e cila është në turne në Europë, ka zbuluar duetin virtual të enjten e kaluar, në Royal Albert Hall në Londër. Janet doli në skenë, ndërsa në ekran shfaqeshin fotot e vëllait të saj, i cili vdiq dy vite më parë dhe zëri i Michael mbushi sallën. Artistja ka rrëfyer se versioni origjinal i këngës së vitit 1995 ishte rezultat i kërkesave të Michael. “Gjatë RHYTHM NATION TOUR më kërkoi të këndoja një këngë me të, por i thashë jo pasi nuk e ndjeja. Unë isha duke punuar për karrierën time solo, po përpiqesha të bëja emrin tim dhe nuk më dukej koha e duhur për të bërë një duet me të”. Megjithatë dueti mes motrës e vëllait erdhi pas një kërkesë të re nga Jacko pikërisht kur artistja ishte në “Janet Tour”-in e saj. “ Kishin kaluar disa vite dhe unë kisha gjetur një vend të vogël në muzikë. Kështu që i thashë, po”. Janet pranoi se të këndojë virtualisht me vëllain e saj nuk i kishte shkaktuar vështirësi. “Ndihem shumë mirë, vetëm duke dëgjuar zërin e tij”,- ka thënë ajo, duke shtuar se kur në skenë filloi të interpretojë ju kujtuan të gjithë momentet që kishin kaluar së bashku në studion e regjistrimit. Zgjedhja e këngës nuk ishte aspak kazuale: teksti flet për presionin mbytës të mediave dhe padrejtësitë e përgjithshme. Ka qenë pikërisht SCREAM singëlli me të cilin Michael u rikthye në skenë pas akuzave të ngacmimit seksual ndaj një të mituri, akuza të cilat u rrëzuan pas vdekjes së Mbretit të Pop-it. Ne për nostalgji po publikojmë më poshtë këngën SCREAM.


 

Advertisement