Në ankand xhaketa e Mbretit

Xhaketa është e autografuar nga Mbreti i pop-it, i cili ja kish dhuruar dizenjuesve të xhaketës Dennis Tompkins dhe Michael Bush. Sipas vlerësimeve paraprake, objekti mund të shitet të paktën deri në 200.000 $. Ankandi është organizua nga Julien’s Auction në datat 25 dhe 26 qershor, në përvjetorin e dytë të vdekjes së Jackson. Ndër sendet e tjera në ankand do të jenë dhe një jaguar i vitit 1986, i cili i takonte Frank Sinatra-s dhe kitarat e Johnny Cash, Eric Clapton dhe Paul McCartney. Pak më poshtë mund të shihni edhe autografin e Mbretit të Pop-it. 


Advertisement