Të gjithë dritat mbi Rihanna-n

Kohët e fundit e arrin qëllimin duke veshur gjithomë e më tepër veshje tejet provokuese. Në videon e re të Kanye West, “All Of The Lights”, ajo e konfirmon këtë. Veshja që ajo ka zgjedhur (shiko në foto) më shumë lë pjesë zbuluar se sa i mbulon ato. Dhe të mendosh se video është paraqitur me një mbishkrim në të cilin thuhet se përdoruesit janë paralajmëruar se për shkak të dritave të veçanta të përdorura mund të ketë probleme epilepsie për ato më të ndjeshmit. Ndoshta do të ishte rasti për një paralajmërim për ata që kanë probleme me zemrën pasi janë shumë të ndjeshëm përkundrejt bukurisë femërore. Këtë e themi pasi veshja e Rihannës nuk harrohet lehtë. Dhe së fundmi, na vjen shumë keq për Kanye West, pasi dritat janë edhe një herë të gjitha mbi Rihann-ën.

Advertisement