Ojani Noa, bashkëshorti i saj i parë (martesë e vitit 1997 që zgjati më pak se një vit), fitoi një betejë të gjatë ligjore kundër divës dhe tashmë mund të publikojë një video shumë private të J. Lo. Kishte vite që ish kamarieri po përpiqej të përfitonte nga martesa e tij e shkurtër me Lopez nëpërmjet shitjes së një filmimi intim të çiftit – që mund të përmbajnë dhe pjesë nudo. Avokatët e Jennifer kishin arritur gjithmonë t’a bllokonin publikimin e materialit në sajë të një marrëveshjeje e cila kishte një klauzolë që e ndalonte Noa-n të publikonte çdo dokument mbi jetën private të yllit të pop-it. Ojani është treguar vërtet dinak: ai i shiti videon të dashurës së tij aktuale, Claudia Vasquez, e cila është duke u përpjekur për t’i siguruar një çmim të mirë në treg. Sipas website-it, Radar Online, të premten, 27 maj në Los Angeles, gjykata ka vendosur për ligjshmërinë e planit, duke i dhënë dritën e gjelbër për shpërndarjen e filmit. Filmimi duhet të jetë një lloj dokumentari në lidhje me të vërtetat e Jennifer: “Ky projekt flet për suksesin e rritjen profesionale të J. Lo dhe martesën me Ojani. Claudia së shpejti do të takohet me distributorët dhe ne shpresojmë të arrijë një marrëveshje të mirë”,- ka thënë Ed Meyer, producent ekzekutiv.
Telashe për J.Lo
Tuesday, December 16, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


