Të dy kanë fituar nga gjashtë çmime secili. Show kanë dhuruar Rihanna dhe Britney Spears të cilat kanë kënduar së bashku duke dhuruar një shfaqje sensuale. Këngëtaret kanë shkëmbyer një puthje në fund të performancës, puthje e cila ngjalli kuriozitet, pasi nuk është parë nga teleshikuesit. Eminem ka fituar në kategoritë “Albumi më i Mirë”, “Albumi më i mirë rap” për Albumin RECOVERY, “Kënga me e mirë rap”, “Artisti më i Mirë i Vitit”, “Artisti më i mirë mashkull” dhe “Artisti më i Mirë Rap”. Edhe pse fitues i gjithë këtyre trofeve Eminem nuk mori pjesë në ceremoni. Ndërkohë Rihanna fitoi tre çmime në kategoritë “Artistja më e Mirë Femër”, “Top Radio Artist” dhe “Artistja e Vitit”. Çmime morën gjithashtu edhe Katy Perry, Britney Spears, Beyoncè dhe Taylor Swift. Në kategorinë e grupeve çmimi për “Turneun më të Mirë” i shkoi irlandezëve U2.


