Ky ka qenë përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “Archives of Sexual Behavior”. Një grup shkencëtarësh ka analizuar sjelljen e 115 studentëve gjatë bisedave me një sërë aktorësh/esh, nëpërmjet kamerave të fshehura. Rezultatet treguan se kur një mashkull e gjykonte një aktore si tërheqëse dhe shfaqte interes për të, shikimi i tij fiksohej në sytë e vajzës për të paktën 8.2 sekonda. Ndërsa kur e fiksonte për një kohë më të vogël, do të thoshte se nuk kish ndonjë interes të veçantë. Krejt e kundërta ndodhi me femrat. Studiuesit nuk vunë re asnjë lidhje midis shikimit dhe tërheqjes që provonin për meshkujt. Arsyeja është mënyra e vlerësimit që është e ndryshme tek te dy gjinitë. Meshkujt janë të prirur të gjykojnë bukurinë dhe fertilitetin e femrave nëpërmjet shikimit, ndërsa këto të fundit tentojnë të jenë më kaotike dhe dyshuese ndaj shikimeve të meshkujve.
8.2 sekonda për t’u dashuruar
Tuesday, March 10, 2026
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


