800 Mijë Euro për virgjërinë e Susan Boyle

Shtëpiakja skoceze u bë e famshme pas pjesëmarrjes në programin televiziv “Britain’s got talent”. Kjo performancë këndimi është parë në You Tube nga më tepër se 100 milion persona, një numër ky shumë herë më i madh se ai i 18 milion njerëzve që kanë ndjekur ceremoninë e inagurimit të Barack Obama. Zëdhënësja e You Tube ka thënë për “Sun” se Susan në këtë moment është këngëtarja më e ndjekur në botë. Ka qenë pikërisht kjo gazetë britanike që ka bërë publike dhe ofertën e shtëpisë kinematografike “Kick Ass Films”: 800 mijë Euro për këngëtaren në rast se pranon të humbasë virgjërinë para kamerave. Susan e cila gjatë transmetimit që e bëri të famshme ka treguar se nuk ka puthur askënd deri më sot, ka kohë vetëm një javë për t’u menduar mbi ofertën e bërë. Ndërkohë siç edhe ka rrëfyer për CNN është duke shijuar çdo sekondë të famës së mënjëhershme e të papritur. Ëndrra e saj? Të këndojë për Mbretëreshën. Në fakt kjo dëshirë është më e realizueshme sesa humbja e virgjërisë para kamerave për 800 mijë Euro. Si mendoni ju?

Advertisement