Pas disa kohësh mungesë në muzikë, Adele më në fund ka vendosur që të bëjë një rikthim. Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale. Kënga e saj më e re do të titullohet “Easy On Me” dhe pritet të publikohet në datën 15 Tetor. Kjo këngë do të shënojë edhe shfaqjen e parë live të Adele, pas katër vitesh pushim në muzikë.
Një burim shprehet se këngëtarja së bashku me menaxherin e saj janë në diskutime me “BBC America” për ta transmetuar atë në të gjithë botën. Dhe ne mezi presim të dëgjojmë perlat e saj të radhës.