Vite pasi Kathy Griffin rruajti kokën në shenjë solidariteti me motrën e saj që po i nënshtrohej kimioterapisë, aktorja e humorit ka njoftuar se sot vuan edhe vetë nga kanceri në mushkëri.
“Më duhet t’ju them diçka. Unë jam me kancer. Po bëhem gati të hyj në operacion për të hequr gjysmën e mushkërisë sime të majtë. Po, kam kancer në mushkëri edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan!”, shkruan aktorja.
Sipas saj mjekët janë optimistë se me ndërhyrjen dhe me kimioterapi do ia dalë ta mposhtë sëmundjen.
Në fund Kathy u bën thirrje ndjekësve të saj të mos i shmangin kontrollet rutinë dhe t`i kushtojnë shëndetit rëndësinë që i takon.