7 vjet pa kënduar

“Më kishte ikur dëshira për të hipur në skenë. Vetëm tani, kur shoh prapa, mund t’a kuptoj se sa keq po shkonin gjërat. Për shtatë vite radhazi, unë nuk kam kënduar, deri sa u ktheva me djemtë. Në studio kam kënduar, por kurrë jashtë saj. Mendova se kishte mbaruar çdo gjë. Mendoja se nuk duhet të këndoja më në skenë sepse askush nuk dëshironte që të ndodhte. Mënyra se si gjërat kishin ardhur në atë pikë ishte e tmerrshme. Askush nuk donte të kishte të bënte me mua”,- ka thënë artisti. Por fatmirësisht pas ribashkimit të Take That gjërat kanë marrë një tjetër kthesë: “Këtë herë jemi një grup i lumtur, me më shumë përvojë. Tani çdo ditë është e veçantë për ne”,- ka thënë Gary Barlow.

Advertisement