6 këshilla për flokë të shëndetshëm, nga parukierja e Meghan Markle

Meghan Markle, dallohet për flokët e saj të shëndetshëm me një stilim natyral. Kush më mirë mund të jap disa këshilla, sesa njeriu që qëndron pas ondeve ‘të ëmbla’ të Markle?
Stilisti e flokëve të Meghan Markle, George Northwood, tregon këshillat dhe truket kryesore për të flokë me pamje të shëndetshme.

1. Mos e teproni me mënyrën e stilimit

Advertisement

‘Një nga stilimet e mia më karakteristike, siç e keni parë edhe tek Dukesha Meghan Markle, janë ondet e lehta. Ato i bëjnë flokët të duken natyral dhe elegant.” Pra kur flokët duken më natyral, të japin përshtypjen e flokëve të shëndetshëm.

2. Shtoni volum, për të dhënë idenë e flokëve të dendur

Volumi jep gjallëri në flokët tuaj. Përpara stilimit, sigurohuni të përdorni produkte për rritjen e volumit.

3. Modeli i flokëve: të prerë drejt dhe të rregullt

Prerja drejt e flokut, e mban atë më të shëndetshëm. Kur i stiloni, ndërkohë që janë të prerë drejt, ata duken mjaft të rregullt dhe të kuruar.

4. Përdorni maskat e duhura gjatë dimrit

Trajtimi i rregullt i flokëve, do të parandalonte tharjen gjatë dimrit. Sigurohuni të përdorni maskat e duhura për të mbajtur ‘gjallë’ shkëlqimin e flokëve.

5. Të thahen në mënyrë natyrale, sa më shumë të jetë e mundur

“Pas izolimit të parë vura re, një përmirësim masiv të gjendjes së flokëve tek shumë kliente të miat. Një nga këto arsye është shmangia e tharjes së flokëve. Tharja në mënyrë natyrale është aq e mirë për shëndetin e flokëve tuaj. Përveçse flokët bëhen më të shëndetshëm dhe më të fortë, kjo do të thotë gjithashtu se janë shumë më pak të thata dhe të caktuara.”

6.Shtoni suplemente në dietën tuaj
 
‘Unë besoj shumë që përdorimi i suplementeve, për të nxitur rritjen e flokëve. Ekstraktet e farës së rrushit, zinku, vitamina C funksionojnë në forcimin dhe shkëlqimin e flokëve tuaj.’