50 Cent ft. Jeremih – Girls Go Wild

Kjo këngë fare mirë mund të shërbente si një sountrack i festave nëpër gjimnaze e kolegje, ku pas disa shoots-ash Vodka krijohet një atmosferë e ngjashme me titullin e këngës. Producenti i këngës Mike Will ka përdorur një beat që herë duket si zile e kutive me muzikë e herë kalon tek bassi kërcitës e tek synth-et house. Kjo është një përzierje eklektike ku Jeremih duket si në shtëpinë e tij, ndërsa 50 Cent duket se i rikthehet stilit të tij “teknikisht jam duke repuar, por realisht jam duke kënduar”, duke u kujtuar femrave se në unazën e tij pink ka më tepër diamante se sa shumica e reperave mund të kënë gjatë gjithë jetës së tyre. GIRLS GO WILD ka shumë mundësi të jetë singëlli kryesor i BLACK MAGIC, albumi i radhës i 50 Cent. Nëse do të jetë ai zyrtar mbase vendoset pas komenteve dhe klasifikimeve.

 

Advertisement