Kështu ndodh kur rrezikon ndonjëherë…
50 Cent nisi të pranojë monedha Bitcoin në 2014-n, si formë pagese në internet për albumin e tij ‘Animal Ambition’. Atëherë vlera e një monedhe ishte 662$, ndaj njerëzit mund të blinin albumin për një pjesë fare fare të vogël të monedhës. Asokohe ‘Animal Ambition’ gjeneroi 700 monedha Bitcoin, përkthyer në më shumë se 400.000$ me vlerën në vitin 2014.
Tani, në 2018-ën, që vlera e Bitcoin-it është në boom-in e vet, reperi ka më shumë se 7.7 milion dollarë pasuri të harruar. “Jo keq për një djalë nga South Side,” shkruan reperi në Instagram, që disa kohë më parë është diskutuar për probleme financiare në media. Tani çdo gjë duket se ka marrë fund…