5 vjet jetë pas lajmit të sëmundjes

Ky ka qenë rezultati i një studimi të realizuar nga “Eurocare – 4”, studio e drejtuar nga Instituti i Tumorreve në Milano. Ky studim është publikuar në revisten shkencore “European Journal of Cancer”. Mbijetesa zgjat mbi 5 vjet në 90 % të rasteve për kancerin në testikuj, ndërsa e njëjta gjë ndodh me 80 % të femrave në rastet me kancer në gji. Ajo që bie më shumë në sy në kontinentin Europian janë ndryshimet e dukshme mes kombeve. Në vendet e lindjes te prekurit nga kanceri jetojnë më pak vite. “Eurocare-4” ka studiuar rastet e rreth 3 milionë pacientëve nga 23 vende evropiane për periudhën 1995-2002.

Advertisement