Në botën e vipave, kur flasim për ndryshim dhe modifikim fotografish, nuk bëhet fjalë vetëm për ndonjë filtër Instagrami.
Yjet gjithnjë i parashtrohen mrekullive të Photoshop-it, por pa marrë parasysh ndikimin që kanë tek publiku dhe perceptimit mbi të bukurën dhe realen.
Me kalimin e viteve, vetë yjet kanë zbuluar modifikimet e bëra në foto apo dhe kopertina e postera të ndryshme.
- Lena Dunham, është bërë “viktimë” e këtyre ndryshimeve teksa ka pozuar për kopertinën e një reviste spanjolle. “Jam shumë e nderuar që jam në kopertinën tuaj si edhe për bashkëpunimin me @ruvenafanador, që gjithnjë më bën të ndihem e mrekullueshme. Por, trupi im nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë kështu – keni bërë shumë photoshop. Nëse ju pëlqen puna që bëj unë, përse nuk tregoheni të sinqertë me lexuesit tuaj?”
Zendaya ka publikuar në profilin e saj në Instagram dy foto (para dhe pas) për revistën Modeliste. Aty dukej qartë se sa shumë ishin modifikuar gjoksi, vithet dhe këmbët e saj.
Aktorja e “Pretty Little Liars”, Ashley Benson, bashkë me koleget e saj, u bënë “viktima” të photoshop-it për një poster të filmit. 26-vjecarja tha: “Kam parë këtë poster… Shpresoj që të mos jetë ai zyrtari. Fytyrat që janë përdorur janë të katër viteve më parë… dukemi qesharake. Shumë photoshop. Të gjithë kemi difekte. Askush nuk ka këtë pamje. Nuk është aspak tërheqëse.”
Edhe këngëtarja Lorde ka publikuar foto para dhe pas modifikimeve.
Së fundmi është bërë cështje “zhdukja” e nishaneve nëpërmjet photoshop-it. Aktorja Jennifer Lawrence ka folur për paraqitjen e saj në një poster reklamues. “Kjo nuk jam unë. Mua më pëlqen shumë photoshop-i dhe këtu sigurisht që është përdorur. Nuk ka njeri që të ketë këtë pamje.”