5 defekte në pamjen e grave që burrave nuk u interesojnë aspak

Sepse si të gjithë burrat në përgjithësi që nuk i kushtojnë vëmendje atyre papërsosmërive të vogla, për ne gratë ato përfaqësojnë një fiksim të vërtetë. Dhe ne nuk flasim vetëm për celulitin. Këtu janë pesë prej tyre!

 1) Rrudhat 

Advertisement

Përqendrohuni te harmonia dhe shkëlqimi i fytyrës suaj, jo tek disa rrudha të vogla. Nëse fytyra juaj është e qetë dhe e qeshur, askush nuk do t’i numërojë papërsosmëritë. Grimi është i mirë për përmirësimin e pamjes dhe zbutjen e çehres, nuk është e nevojshme të “maskoheni” ​​për të fshehur një defekt që ndoshta vetëm ju e shihni.

2) Strijat

Ato linja të holla dhe të lehta në lëkurën tuaj mund të jenë rezultat i rritjes së shpejtë gjatë adoleshencës, të ndryshimeve hormonale, të humbjes në peshë edhe pas shtatzënisë. Lajmi i keq është se ato janë si plagë, ato nuk zhduken kurrë plotësisht. Lajmi i mirë është se burrat nuk u interesojnë aspak!

3) Celuliti

Sa para keni shpenzuar në kremra anti-celulit dhe masazhe trupi? Jo se është gjë e keqe, në të vërtetë ju keni arritur rezultate të mira, por disa vrima të celulitit ju shqetësojnë akoma. Qetësohuni! Burrat shikojnë formën e trupit tuaj në tërësi. Pra, mos krijoni një kompleks të kotë. Në vend të kësaj, përqendrohuni në formën e vitheve dhe kofshëve tuaja dhe me pak ushtrime fizike do të arrini rezultate fantastike.

4) Flokë të djegur

Qofshin ato të gjata apo të shkurtra, ato janë relativisht me interes për ta. Aq sa kur shkoni te parukierja dhe ndryshoni prerjen tuaj të flokëve, partneri vështirë se e vëren atë. Rezultati? Flokë të thatë, të djegur apo të fortë këto detaje kanë rëndësi për ju, për partnerin fare!

5) Ngjyra e flokëve

Edhe sikur të jeni “pushtuar” nga flokët e bardhë dhe hiqni dorë nga një takim sepse doni t’i lyeni ato më parë në parukeri, e keni gabim! Ju e vini re! Ata fare! Prandaj, sa herë jeni përpara një darke ose takimi me të, merrni gjithë kohën e duhur për t’u veshur bukur dhe për t’u grimuar, sepse për flokët tuaj atij nuk do ja ndjejë fare!

/RevistaClass/