400 milion $ nuk mjaftojnë

Edhe pse nuk është më si atëherë, ai përpiqet për më shumë e për më të mirën. “400 milion $? Nuk jam i sigurt nëse kam kaq shumë para, por tingëllon bukur. Mendoj se kurrë nuk do të mjaftonin. Jam mësuar t’a shoh suksesin të lidhur me financat sepse më parë nuk kam pasur asgjë. Kur nuk ke para, mendon se ato do të zgjidhnin të gjitha problemet. Pastaj kur ke para, kupton se ke dhe shumë probleme të tjera”,‐ ka thënë 50 Cent. Pamvarësisht suksesit të arritur 50 Cent ka pohuar për revistën INTERVIEW se vazhdon të jetë me këmbë në tokë e se nuk e ka problem te udhëtojë në vendet economy nëpër aviona.

Advertisement