32 vite sot nga Rënia e Murit të Berlinit. Si u krijua dhe si ra simboli i ‘mungesës së lirisë’?

Sot kujtohet dita e rënies së Murit të Berlinit. Në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, ra Muri i Berlinit 155 kilometra i gjatë, që ndante Gjermaninë Perëndimore nga ajo Lindore.

Pse u krijua ai mur?

Advertisement

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër zona ushtarake: franceze, britanike, amerikane dhe sovjetike. Nën pushtetin e sovjetikëve, nga viti 1945 deri në vitin 1961, rreth tre milion njerëz u larguan nga Gjermania Lindore për të shkuar drejt perëndimit, të sigurtë se do të gjenin një jetë më të mirë. Muri u krijua pikërisht për të ndaluar këtë lëvizje masive dhe u bë kështu simbol i mungesës së lirisë.

32 vite sot nga Rënia e Murit të Berlinit. Si u krijua dhe si ra

Kur u krijua?

Pak pas mesnatës së 13 gushtit të vitit 1961 qeveria e asaj kohe urdhëroi më shumë se 40 mijë ushtarë dhe policë të Gjermanisë Lindore të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin. Ata lanë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor.

Deri në vitin 1989 muri u shtua e u transformua derisa u bë me blloqe betoni, qen kufiri dhe kulla vëzhgimi.

Si ra?

Më 9 nëntor 1989 në Berlinin Lindor u mbajt një konferencë shtypi nga Gynter Shabovski tha para gazetarëve se byroja politike do t’u lejonte njerëzve të shkonin në perëndim.

U desh kjo deklaratë e tij dhe brenda pak minutash njerëzit nga lindja vërshuan drejt perëndimit.

Rojet u zunë në befasi.

136 njerëz u vranë në përpjekje për të kapërcyer murin nga viti 1961 deri më 1989-ën.