Botimi amerikan ka publikuar një foto të Dukeshës së Cambridge-it me një bark që të bën të dyshosh. Sipas revistës amerikane, jehona e së cilës është përcjellë nga mediat britanike, gruaja e Princit William është 3 muajshe shtatzënë dhe do të donte të priste fundin e verës për t’a konfirmuar zyrtarisht lajmin, në mënyrë që të mos tërheqë vemendjen nga festimet në nder të mbretëreshës e cila në këtë vit mbush 60 vite mbretëri. Lajmi mbërrin pas pak më tepër se një vit nga dasma e çiftit. Le të presim konfirmimin zyrtar…