Lajmin e ka bërë publik vetë Mbretëresha e Pop-it pas konfirmimeve dhe përgënjeshtrimeve të vazhdueshme. Në fund të janarit do të publikohet "Gimme All Your Luvin", versioni përfundimtar i demos së shpërndarë në rrjet disa javë më parë. Në versionin përfundimtar do të jenë përkrah Madonna-s edhe dy yje të muzikës M.I.A. e Nicki Minaj. Singëlli do të publikohet vetëm një javë përpara performancës së Madonna-s në Superbowl, 5 Shkurtin e ardhshëm në Indianapolis. Ky singëll do të hapë siparin e albumit të 12-të, titulli i të cilit nuk dihet ende. Një e re shumë e rëndësishme në lidhje me artisten është se ajo tashmë ka firmosur një marrëveshje me shtëpinë e famshme diskografike Interscope Records, marrëveshje e cila parashikon realizimin e tre albumeve, secili prej të cilëve do t’i sigurojë artistes 1 milion $.