Të paktën 29 të vdekur dhe 166 të plagosur eshte bilanci pas një shpërthimi dje ne mbrëmje në afërsi të stadiumit ”Vodafone Arena” në Stamboll.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Suleyman Soylu ka deklaruar se “dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore”
Ndërkohë kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme Suleyman Soylu dhe prefektin e Stambollit, Vasip Shahin ku ka marrë informacione mbi ngjarjen.
Këshilli i Radio Televizionit Kombëtar të Turqisë (RTUK), ka njoftuar se është vendosur për ndalimin e publikimeve në lidhje me shpërthimin e ndodhur në afërsi të stadiumit të Beshiktashit.