25 kg më pak falë hipnozës

Ajo u hipnotizua dhe u fol për çdo hap të nje procedure mjekësore, njësoj sikur t’i ish nënshtruar asaj në të vërtetë. Ju tregua se stomaku i saj ishte sa një top golfi dhe tani mbushej plot nëse tentonte të hante sasi të madhe ushqimi. Pas 4 muajsh që prej trajtimit në klinikën Elite në Marbella të Spanjës, pesha e saj ra në 73kg dhe masa e veshjeve nga 22 në 14 . “Kam provuar çdo dietë e çdo plan ushtrimesh që ekziston. Kam provuar tableta dobësuese, kontrollor peshe, Atkins, Slimfast, milkshakes madje dhe një personal trainer, por asgjë nga këto nuk më ndihmoi. Unë tani mund të humbas deri në 1.4 kg në javë, sepse besoj që më kanë vënë një unazë në stomak. Në mënyrë shumë të çuditshme mbaj mend çdo etapë të procedurës, përfshirë momentin kur më çuan në sallë, prekjen e thikës së operimit dhe erën e anestezisë”,- ka thënë Marion.

Jacqui Lowdon dietologe dhe zëdhënëse e British Dietary Association ka shpeguar përse shumë njerëz do të tërhiqen nga kjo ide. “Kjo është një ide e re me të cilën nuk isha përballur më parë. Unazat e stomakut janë të disponueshme për te gjithë ata që kanë probleme me mbipeshën, por kanë një sërë efektesh anësore. Nëse kjo metodë hipnoze funksionon vërtetë, njerëzit do të humbisnin të njëjtën peshë por pa operacion. Gjithsesi duhet të ndjekin këshillat e dietologëve. Është shumë e rëndësishme që të kesh një peshë trupore si objektiv dhe gjithashtu të dihet me ekzaktësi se cila është pesha ideale”,- ka thënë Jacqui Lowdon.

Advertisement