2018 – viti i sfidave të rrezikshme, rradhën e ka “The Fire Challenge”

Një tjetër sfidë e rrezikshme po përhapet në internet. Më e fundit është “The Fire Challenge”. Fëmijët dhe adoleshentët po i vënë zjarrin vetes për disa pëlqime më shumë në Instagram. Në këtë mënyrë ata shpresojnë të bëhen më të pëlqyeshëm në rrjetet sociale dhe të kthehen në “yje” të këtyre rrjeteve.

Shumë prej fëmijëve dhe adoleshentëve të cilët e kanë kryer sfidën janë shtruar në spital me djegie të rënda. Në disa raste është ka ardhur nevoja edhe e kirurgjive plastike dhe trajtimeve për të mbajtur viktimat në jetë. Të gjitha këto, si pasojë e lojës së rrezikshme.

Advertisement

Nuk është specifikuar ende numri i saktë i pacientëve që janë trajtuar në Spitalin Morriston të Swansea-s. Megjithatë, është lëshuar një paralajmërim për të gjithë ata që marrin guxim të sfidohen në internet. Sfida nisi në SHBA dhe në gusht, 12 vjeçarja Timiyah Landers nga Detroit dogji 49% të trupit të saj nga kjo sfidë.

Viti 2018 mund të konsiderohet padyshim viti i sfidave virale më të rrezikshme. Në muajin janar filloi të përhapej me shpejtësi “Tide Pod Challenge”, ku adoleshentët po hanin detergjent rrobash dhe publikonin videot.

Disa muaj më vonë të gjithë po bënin video duke dalë nga makina për të kërcyer me këngën e Drake. “Keke Challenge” shkaktoi gjithashtu dëmtime dhe aksidente ndërkohë që njerëzit hidheshin nga makina.

Kjo u pasua nga “Zoom Challenge”. Një tjetër këngë nga një tjetër reper i bëri adoleshentët të provonin një lëvizje që shumë prej tyre i shkaktoi dhimbje në kokë, qafë dhe kurriz.

“The Fire Challenge” mund të konsiderohet padyshim më e rrezikshmja e të gjitha këtyre sfidave virale që krijohen dhe përhapen në internet./Opinion.al