Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e trupit gjykues. Vendimi është marrë ditën e sotme, kur ishte përcaktuar nëse Apeli do të ndryshonte ose jo trupin gjykues. Kërkesa e Bashkisë së Tiranës u shqyrtua nga Bari Shyti, Lindita Sinanaj, Artur Malaj, ku kërkohej përjashtimi i tre gjyqtarëve Enkelejda Softa, Alkelina Gazidede, Arjan Qafa. Në datën 19 maj, pritet shqyrtimi në themel i çështjes për kërkesën e Bashkisë së Tiranës për shfuqizimin e lejes së ndërtimit, për shkak se rrezikon digën e liqenit. Leja për ndërtimin e pallatit është dhënë në kohën kur bashkinë e drejtonte demokrati Lulzim Basha.