Iris Apfel jo vetëm që mbush 102 vjeç sot, por ajo sapo ka prezantuar një koleksion tjetër aksesorësh, në stilin e saj tashmë të njohur.
Në bashkëpunim me markën australiane “Erstwilder”, ajo lançoi koleksionin “Erstwilder x Iris Apfel”, i përbërë nga gjerdanë, karfica, vathë dhe xhingla që shfaqin imazhin e saj ikonik me syze të mëdha e flokë të bardhë si bora.
“Ju të gjithë e dini se i dua aksesorët dhe të punoj me marka që besojnë se stili do të thotë të kombinosh lojën me kuriozitetin!”
Ajo ka shkruar së fundmi duke njoftuar bashkëpunimin e saj të ri dhe ka shtuar: “Jam e emocionuar të prezantoj koleksionin tim të ri. Ne projektuam disa nga thesaret e mia të preferuara, shumëngjyrëshe dhe me detaje të pikturuara me dorë. E di që do të kënaqeni me to!”