100 personazhet më të fuqishëm të 2016

Politikanë, presidentë, por edhe aktorë, shkencëtarë etj. janë listuar në 100 personat më të fuqishëm të botës për vitin 2016 sipas prestigjozes Time.
Të përzgjedhurit e kopertinave për këtë vit janë Leonardo DiCaprio, Nicki Minaj, Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, Lin-Manuel Miranda, Christine Lagarde dhe Priyanka Chopra.
Renditja përfshin 4 kandidatë për presidentë në SHBA, presidentin aktual Obama, Sekretarin e Shtetit John Kerry, Guvernatorin Nikki Haley etj.
Obama hyn në listë për herë të njëmbëdhjetë, Hillary Clinton për herë të dhjetë, kancelarja Merkel për herë të tetë ndërsa lideri kinez Xi Jinping për herë të shtatë.

Advertisement