Ajo ka dashur t’a publikojë këtë disk me stil të vjetër të viteve ’60 dhe ’70 frymëzuar nga muzika që dëgjonte në vogëli, kur u rrit në Missouri vetëm 100 milje larg Memphis. Figurat të cilave u është referuar janë: Otis Redding, Wilson Pickett, Booker T, Aretha Franklin, Al Green, Curtis Mayfield, Marvin Gaye, Sly Stone. Për albumin kanë bashkëpunuar mjeshtra si Keith Richards i Rolling Stone, i cili luan kitarë në këngën EYE TO EYE. Në coverin e SIGN TOUR NAME të Terence Trent D’Arby ka marrë pjesë dhe Justin Timberlake, ndërsa në coverin e këngës I WANT YOU BACK të Jackson 5, Sheryl arrin t’a bëjë zërin si Michael Jackson kur ishte fëmijë.